Vuçiq sulmon ashpër Peshkopin Teodosije, dridh gjithë Serbinë me këtë paralajmërim

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka konfirmuar se e mbështet opsionin e ndarjes së Kosovës, respektivisht marrjes së Veriut të Kosovës, duke i reaguar Peshkopit Teodosije i cili kundërshtoi këtë opsion nëpërmjet një letreje të hapur.

Tedosije ka thënë se ndarja e Kosovës do t’i detyronte serbët e pjesës jugore të largoheshin dhe ndërkohë që ka shfaqur brengën edhe për shkak të manastireve.

Vuçiq duke iu përgjigjur Teodosijes ka thënë se shpërngulja e serbëve tashmë ështe duke duke ndodhur.

“Nuk do doni kufi me shqiptarët? Nuk ka problem, thoni njerëzve që të përgatitemi ta mbrojmë edhe Vranjën brenda 40 vjetësh. A po mendoni se serbët nuk po shpërngulen tani. Në një adresim që do ta kem do t’i përmend të gjitha” ka thënë ai.

Vuçiq ka sulmuar Teodosijen duke thënë se po argumenton ngjashëm me shërbimet sekrete të cilat kundërshtojnë kufijtë etnikë rreth kësaj cështjeje pikërisht për arsye të njëjta.

Ai ka vazhduar sulmin duke thënë se Kisha po kundërshton ndarjen për shkak të 650 mijë eurove që i merr nga shteti i rrjeshëm i Kosovës.

“Më mirë të marrim diçka se asgjë” ka thënë Vuçiq duke iu referuar ndarjes së Kosovës. Gjatë këtij muaji në Serbi është shpalosur një propozim që Serbisë t’i jepen 4 komunat në Veri të Kosoovës në këmbim të normalizimit të raporteve – pra sipas këtij propozimi Kosova nuk do ta merrte Luginën e Preshevës.

SHPËRNDAJE