Vuçiq thotë se kosovarët nuk janë të interesuar për themelimin e Asociacionit, po duan ta marrin Veriun

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se çështja e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë nuk është duke ndodhur për shkak se pala kosovare nuk po dëshiron, edhe pse afati i aprovuar nga Brukseli dhe Prishtina skadon në fillim të gushtit.

Më herët qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Isa Mustafa si kryeministër dhe Aleksandër Vuqiç si kryeministër i Serbisë kanë nënshkruar një marrëveshje për zbatimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.

Por, opozita kosovare më gjegjësisht Lëvizja Vetëvendosje këtë marrëveshje e ka pas dërguar në Kushtetutë ku akti më i lartë i shtetit ka gjetur shumë shkelje.

Nga ajo kohë, pala kosovare nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim, ndërkohë serbët po e dëshirojnë një gjë të tillë me ngulm.

“Asgjë nuk ndodhi, afati i fundit skadon më 4 gusht. Ju kujtohet ajo që thashë katër muaj më parë – thashë se nuk do të ketë asgjë, ata kanë një qëllim të vetëm, i cili është si të marrësh veriun e Kosovës, ata nuk janë të interesuar në Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Vuçiq gjatë një turneu të punimeve në autostradën rreth Beogradit, raportoi “b92”, transmeton Periskopi.

Vuçiç tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të jetë “zgjidhja përfundimtare”, por që është një detyrim nga Marrëveshja e Brukselit e prillit të vitit 2013.

SHPËRNDAJE