“Vuçiq, ushtria serbe humbi 4 luftëra”

Zëvendësministri në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, është shprehur se presidenti serb, Aleksandar Vucic, është kërcënim për tërë rajonin.

Ramadani ka shkruar se Vucic kërcënoi rajonin me ushtrinë e cila sipas tij humbi katër lufta dhe e njëjta ushtri sipas tij, ka për doktrinë gjenocidin, spastrimin etnik, dhunimet dhe shkatërrimet.

‘Vuçiqi u lavdërua sot me Ushtrinë e Serbisë dhe kërcënoi tërë rajonin. Por, një gjë duket se e ka harruar: po ajo Ushtri humbi katër lufta në 30 vjetët e fundit. Për më keq, doktrina e saj ishte gjenocid, spastrim etnik, dhunime, shkatërrim. Në fund, u shkatërrua vet si mos më keq,’ ka shkruar Ramadani.

Ai shton se kërcënimet e tilla janë të papranueshme dhe duhet të shihen si tentativë për të ringjallur Millosheviqin, të cilit Vucic siç thotë ai, i pat thurë lavde pak javë më parë.

‘Megjithatë, kërcënimi i tij se ushtria e Serbisë është më e madhja, nuk reflekton realisht me aeroplanë luftarakë rus, llojin e të cilëve Shqipëria po e shndërron në muze.

E ardhmja e Ballkanit është në NATO, me doktrina profesionale, moderne dhe bashkëpunuese.

Kosova, jam thellësisht i bindur, do të jetë anëtarja e 31-të e NATO-s’, ka përfunduar ai./Gazetametro.net

SHPËRNDAJE