Vuçiq zbulon diçka të rëndësishme për marrëveshjen me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, derisa po qëndron në Kosovë, përveç banorëve serb të veriut, ku është tani, ju ka drejtuar edhe atyre që jetojnë në pjesën jugore të Kosovës.

“S’keni arsye që të brengoseni, sepse ne jemi larg një marrëveshje me Kosovën, por që nëse diçka ndryshon dhe pranohen propozimet e mia, secili serb do të ketë më shumë të drejta sesa sot dhe pakrahasimisht jetë më të mirë”, ka thënë Vuçiq, shkruan Blic.rs.

“Nuk jemi afër marrëveshjes, sepse ajo s’e ka mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, dhe qartas të fuqive evropiane”.

“Pozicioni i serbëve në jug të Kosovës dhe Metohisë është ekstremist i vështirë. Sidoqoftë unë kam provuar që të investoj në Shtërpcë, Partesh, Pasjan, Kllokot. Mbi 95% e serbëve e kanë edhe nënshtetësinë e Kosovës. Ata përballen çdo ditë me vështirësi, që të ruajnë një jetë normale për vete dhe fëmijët e tyre”.

“Unë mund t’i dëgjoj sugjerimet tuaja, por që çdo serb do të ketë më shumë të drejta sesa që ka sot dhe natyrisht edhe jetë më të mirë”.

SHPËRNDAJE