Vuçiqi shpreh hapur frikën nga shqiptarët-Pas 40 viteve mund të na marrin…

“Nuk doni demarkacion me shqiptarët? S’ka problem, tregoni njerëzve të përgatiten për të mbrojtur Vranjën pas 40 viteve. A nuk mendoni se njerëzit tanë po largohen që sot? Në një fjalim që do ta mbajë unë do të prezantojë çdo gjë”, tha Vuçiq, në përgjigje të një pyetje si e vlerëson letrën e hapur të Peshkopit të Rashkës dhe Prizrenit Teodosije se ndarja e territorit çon në emigrimin e serbëve nga Kosova dhe rrezikohet trashëgimia kulturore, raporton portali serb Blic

Vuçiq ka thënë se përgjigja më e mirë për këtë tashmë është përfshirë në pyetjen gazetareske, “për atë që paralajmëroi Peshkopi Teodosije, a nuk po ndodh sot” dhe ka shtuar se fuqitë botërore dhe shërbimet e huaja kanë të njëjtin lloj të argumenteve pse nuk dëshirojnë kufij etnikë.

“Unë mendoj se është më mirë diçka se asgjë”, tha presidenti serb, duke theksuar se kisha, megjithëse nuk do kufij etnikë, “kërkon që shteti i ‘rreme’ i Kosovës t’i paguajë 650,000 euro”.

……………………………………………………………………………………………………………..
Shqiptari shkon për kontrollë tek mjeku, por ia vjedh kuletën me plotë para
\
……………………………………………………………………………………………………………..

Dhe shumë të tjerë, veçanërisht kundërshtarët politikë, thonë, në fakt, nuk duan ndonjë zgjidhje për Kosovën.