Vulin: “Shqipëria e Madhe” nënkupton luftë jo vetëm me Serbinë por edhe…

‘Nuk ka asnjë vend të lirë dhe sovran pa një ushtri të fortë, dhe pozicioni ynë në negociatat për Kosovën do jetë i fuqishëm në atë masë në të cilën do të focohet edhe ushtri jonë’ thotë ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin.

Vulin siç shkruajnë mediat serbe, ka thënë se duhet të ndalohet përhapja e ‘Shqipërisë së Madhe’, pasi siç thotë ai kjo gjë do të thotë luftë

“Mendoj se zgjerimi i “Shqipërisë së Madhe” duhet të ndalet. “Shqipëria e Madhe” nënkupton luftë, dhe këtë jo vetëm me Serbinë dhe serbët, por edhe me ndezjen e Malit të Zi, Maqedonisë, ndoshta edhe të Greqisë dhe sigurisht Serbisë. A doni ta ndaloni apo jo, ose të presim për një orar tjetër të yjeve dhe fuqive,” tha Vulin.

Ai për një nga televizionet u shpreh se endde deri tani nuk është rënë dakord për asgjë, pasi kancelarja gjermane u shpreh kundër korrigjimit.

‘Ata duan një Kosovë të pavarur dhe të plotë, por Vucic duhet t’u tregojë atyre që Kosova s’është e pavararur’, shtoi ai./Gazetametro.net