Vulin takon homologun rus, i tregon nëse Serbia do të hyjë në NATO

Aleksandër Vulin, ministri serb i mbrojtjes, ka takuar homologun e tij rus, Sergei Shoigu, të cilit i ka thënë se Serbia do të vazhdojë ‘neutralitetin ushtarak’ dhe ‘derisa Aleksandër Vuçiq është në detyrë’, Serbia nuk do të jetë pjesë e NATO’s.

“Vendo jonë asnjëherë nuk e ka zgjedhur anën e gabuar të historisë dhe vende tjera të mëdha mund të marrin mësim nga ne’, ka thënë Vulin gjatë takimit që ka pasur në Pekin me ministrin e mbrojtjes ruse.

Shoigu e ka ftuar ushtrinë serbe, që të marrë pjesë në paradën ushtarake vitin e ardhshëm në Moskë, për të shënuar 75 vjetorin e ‘fitores në Luftën e Dytë Botërore’.

Të dy ministrat janë pajtuar që të vazhdojnë bashkëpunimin mes të dyja vendeve për ‘fuqizimin e ushtrisë’, shkruan B92.

SHPËRNDAJE