Vullnetarët në Qendrën e Studentëve kërkojnë dorëza

Për të ndihmuar personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve janë angazhuar një grup i vullnetarëve.

Mirëpo këta persona janë duke e rrezikuar edhe jetën për shkak se mungesëse së materialëve mbrojtësë, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu këta vullnëtare janë duke kërkuar mbështejte për sigurimin dorëzave.
“Ne vullnetarët e në Qendrën e studentëve kemi nevojë për mbështetje, kush nga ju ka mundësi të sigurojë dorëza për një përdorim, sepse në QS për momentin i kemi disa dorëza shumë të dobëta, material i egër pa elasticitet dhe paqëndrueshmëri. Janë prodhim i ROMED por nuk kanë specifikacion për materialin . p.sh. Latex, nitril etj.”, thuhet në kerkësën e tyre drejtuar nëpër rrjete sociale.

Më poshtë gjeni të plotë kërkesën e vullnetarëve të cilët janë të angazhuar në Qëndren e Studentëve./Gazeta inFokus/

Të nderuar anëtar të grupit

Ne vullnetarët e në Qendrën e studentëve kemi nevojë për mbështetje, kush nga ju ka mundësi të sigurojë dorëza për një përdorim, sepse në QS për momentin i kemi disa dorëza shumë të dobëta, material i egër pa elasticitet dhe paqëndrueshmëri. Janë prodhim i ROMED por nuk kanë specifikacion për materialin . p.sh. Latex, nitril etj.

Puna jonë vullnetare duhet të jetë e sigurt prandaj edhe mbrojtjen duam ta kemi të sigurte.

Vullnetarëve u shtohet vullneti kur ata kanë mbështetjen e duhur që të ndihen të sigurt pikë së pari, por edhe të vlerësuar në shumë mënyra.

Me respekt

Grupi i vullnetarëve në QS

SHPËRNDAJE