Vushtrri: Femra gjuan me armë në dasmë, kjo e keqe i ndodh në fund

Në rrugën ‘Selatin Gërxhaliu’ në Vushtrri është arrestuar një femër, pasi që e njëjta ka shtinë me armë zjarri në një dasëm.

Zakonisht në dasma me armë zjarri gjuajnë meshkujt, por ja që në Vushtrri ka ndodhur një rast i jo i zakontë, raporton Veriu.info.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, ku më pas njësiti policor nga e dyshuara ka konfiskuar një pistolet dhe një karikator të zbrazët.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar ne procedure te rregullt./Veriu.info

Foto: Ilustrim

SHPËRNDAJE