Vushtrri: Godet këmbësoren dhe bën këtë veprim

Të mërkurën në Vushtri një person ka goditur me veturë një grua e cila ishte duke lëvizur në skaj të rrugës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së mërkurës, ku raportohet se një grua përderisa ishte duke ecur në skaj të rrugës është goditur me një veturë në lëvizje, ndërkaq i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë./GazetaExpress

SHPËRNDAJE