Vushtrri: Kolegu hyn në klasë dhe ja merr me forcë ditarin e klasës mësimdhënëses që po mbanet mësim

Një rast i pazakonshëm ka ndodhur në një shkollë të Vushtrrisë, ku një mësimdhënëse është penguar gjatë orës mësimore nga kolegu i saj, raporton gazeta online veriu.info.

Mësimdhënësi i dyshuar ka hyrë në klasë duke bërtitur dhe me pas me forcë ja ka marrë ditarin e klasës.

Policia është njoftuar për diçka të tillë, kurse i dyshuari gjendet ende në arrtai e rasti po vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:

Ankuesja femër K-Shqiptare mësimdhënëse në shkollë fillore ka informuar se për deri sa ishte duke mbajtur orë mësimi, kolegu i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka hyrë në klasë duke bërtitur dhe më pas me forcë ka marr ditarin e klasës. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar./Veriu.info/

SHPËRNDAJE