Vushtrri: Nis nxjerrja e patateve të hershme, fermerët të kënaqur

Pas ndaljes së shirave, fermerët e Vushtrrisë sot kanë filluar nxjerrja e patateve të hershme nga arat e tyre.

Fermerët e parë që kanë nis me nxjerrjen e patateve të hershme, thonë se patatja është e cilësisë së mirë, por edhe ka prodhimtari shumë të lartë.

Fermeri Vedat Xhaferi, i cili kishte mbushur disa traktor me patate nga arat e tija, i ka thënë Gazetës Online Veriu.info se është i kënaqur me produktin që po merr këtë vit. ‘Sot është dita e parë që kemi filluar me nxjerrjen e patates së hershme. Cilësia është shumë e mirë, por edhe pse është herët edhe bereqeti po duket me qenë i mirë këtë vit i cili po mendohet të jet diku rreth 35 tonë për hektarë”, ka treguar Xhaferi për Veriu.info.

Krejt produktin që sot e ka nxjerr, ky fermer thotë se e ka të kontraktuar për në tregun e Shqipërisë me një çmim të mirë. /Veriu.info/

 

 

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE