Vushtrri: Pronarët kërkojnë kompensim për tokat që u’a merr ‘Autostrada’

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Pakënaqësitë e pronarëve të tokave në Autorrugën e re ‘Auostradën’, që po bëhet në Vushtrri në drejtimin Prishtinë –Mitrovicë, qoftë me vlerësimin e pronave, qoftë me vonesat e kompensimit të pronave apo edhe me problemet e qasjes të fshatrave Banjskë, Sllatinë por edhe disa lagje periferike të qytetit të Vushtrrisë, ka bërë që ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, të takojnë sot banorët e këtyre fshatrave, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Veriu.info, merr vesh se ka probleme në hapjen e rrugës se re  në segmentin prej rrugës së Gojbulës duke vazhduar nëpër fshatin Sllatinë Banjskë e një pjesë të arave të fshatit Pasomë.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Pronarët e tokave që merren nga shteti për zbatimin e projektit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, kanë vënë në pah edhe problemet dhe mos përgatitjet me kohë nga ana e qeverisë për implementimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për vendin dhe që është nisur gati që një dekadë. Afrim Zymeri, pronar i tokës e cila i merret nga autostrada tha se nuk janë të kënaqur me kompensimin që u është ofruar nga qeveria.

Po ashtu banorët kanë paraqitur edhe probleme tjera për sa i përket vonesave në kompensimin e pronave që janë vlerësuar në vitin 2013 dhe që ende nuk janë bërë pagesat. Po ashtu ata kanë shprehur edhe pakënaqësitë e tyre për pengesa në qasje në rrugën e re, duke kërkuar që fshatrave Banjskë, Pasomë, Sllatinë e Tërllabuq tu krijohet mundësi e qasjes.

Edhe pse i kanë mbështetur kërkesat e banorëve, ministri Lekaj por edhe kryetari Tahiri, i kanë inkurajuar pronarët e tokave që ti realizojnë të gjitha të drejtat për pronën e tyre, por që të mos e pengojnë realizimin e ndërtimit të rrugës së re e cila kalon tranzit anash qytetit të Vushtrrisë.

Ministri Lekaj u zotua se të gjithë atyre pronarëve që u është bërë vlerësimi i pronave shumë shpejtë do të kompensohen, derisa për ata që u janë drejtuar gjykatës, duhet ti presin vendimet, por që ka kërkuar mirëkuptim nga secili që të mos pengohen punimet./veriu.info/

 

 

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë
  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE