Vushtrri: Sulmohet fizikisht një fëmijë 5 vjeçar

Në Vushtrri ka ndodhur një ngjarje shumë e çuditshme ku një person i panjohur ka sulmuar një fëmijë 5 vjeçar derisa ai ishte duke luajtur me fëmijët tjerë, shkruan Veriu.info

Personi i panjohur e ka shtyrë fëmijën duke e rrëzuar në tokë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore si pasojë e të cilave është detyruar të marrë trajtim mjekësor.
\
Rastin për policinë e ka bërë të njohur nëna e fëmijës.

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës.

“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se derisa fëmijët e saj po luanin, ka ardhur i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pa ndonjë shkas e ka shtyrë qëllimisht njërin nga fëmijët e saj (pesë vjeçar) viktimën mashkull K/ Shqiptar, duke e rrëzuar në tokë. Viktima ka pësuar lëndime trupore në këmbë dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar 48 orë në qendrën e mbajtje” – thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës. /VERIU.INFO/

SHPËRNDAJE