Vushtrria bëhet me fushë futbolli me bari sintetik (Foto)

Qyteti i Vushtrrisë po bëhet me fushë të futbollit me bari sintetik, e cila është një donacion nga Zvicra për të rinjtë e këtij qyteti.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka publikuar edhe disa fotografi në Facebook.

Ja postimi I plotë i Xhafer Tahirit:

Nje fushe moderne e futbollit me bari sintetik, me dimensione 105×80, donacion nga shkolla Federale per Sport, Zvicerrr per femijet e te rinjte e Vushtrrise. Kjo fale kontributit te drejtperdrejte te z. Jahir Hyseni-Maleta, bashkevendas i yni me vendbanim ne Zvicerr.

Fusha tashme ka arritur ne Vushtrri e shume shpejte do te ndertohet fushe moderne e futbollit per talentet e qytetit tone.

SHPËRNDAJE