Vushtrria bëhet me Shtëpi të rinisë

Me një ceremoni ku kanë marrë pjesë drejtues të pushtetit lokal dhe atij qendror, sot në qytetin e Vushtrrisë është përuruar Qendra rinore e cila është ndërtuar me investime të Ministrisë së Kulturës por edhe me investime të Komunës së Vushtrrisë, raporton Gazeta online Veriu.info.

Këtë objekt i cili i ka munguar qytetit e saktësisht të rinjve, vushtrrias kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri e ka quajtur shtëpi e të rinjve që do të jetë në shërbim të tyre. “Kjo është shtëpia e të rinjve të Vushtrrisë, organizatave rinore, do të jetë një objekt që do t’i shërbejë të gjithë rinisë dhe qytetit të Vushtrrisë, pa dallim”, ka thënë kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri me rastin e përurimit të Qendrës rinore në Vushtrri.
Ai ka falënderuar ministrin e Kulturës, rinisë dhe sportit për të gjithë përkrahjen që po japin kulturën, sportin dhe rininë vushtrriase.

Ndërsa ministri i Kulturës, rinisë dhe sportit Kujtim Gashi, tha se ky investim është një ndër investimet më të rëndësishme nga Departamenti i rinisë për faktin se kjo qendër sinorë tashmë është vec duke u përdorur nga të rinjtë E Vushtrrisë.
Po ashtu ministri Gashi tha se ky nuk do të jetë objekti dhe investimi i vetëm i ministrisë në Vushtrri. Ai tha se bashkë me Komunën janë duke investuar edhe në disa objekte tjera për përkrahje të të rinjve, kulturë dhe sportit.
Në ceremoninë e përurimit të këtij objekti ka marrë pjesë edhe ish kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhavahire Izmaku. /Veriu.info/