Vushtrria mban Kuvend Zgjedhor, shkarkohet Bajrush Kajtazi

KF Vushtrria nga sezoni i ardhshëm do të bëj gara në Ligën e Parë. Vushtrria nuk arriti të siguronte mbijetesën në Superligë pas një sezoni të stërzgjatur, për shkak edhe të pandemisë “Covid-19”.

Kurse, sot është mbajtur edhe Kuvendi Zgjedhor në klubin e Vushtrrisë.

Në këtë kuvend është shkarkuar Kryetari, Bajrush Kajtazi, ku sipas anëtarëve në kuvend kryetari nuk ka kryer asnjë premtim.

Pjesëmarrës në kuvend kanë qenë: Labinot Osmani, Mensur Maxhuni, Liridon Ahmeti, Naim Ferizi dhe përfaqësuesi i tifo-grupit ‘Forca’, Faruk Saraqi.

I pyetur nga Gazeta Sheshi se klubi është i privatizuar, Naim Ferizi, sekretar i klubit tha: E dimë këtë gjë, por ai nuk ka përmbushur disa kushte, kështu që ne kemi mbajtur këtë kuvend dhe kemi marrë gjitha masat ligjore të nevojshme.

SHPËRNDAJE