Vushtrria përkujton plagën më të madhe të luftës

Me dhembje të thellë, në fshatin Studime të Vushtrrisë, në 19 vjetorin e rënies janë përkujtuar 116 shqiptarë të rënë nga forcat serbe. Përveç familjarëve, qytetarëve dhe përfaqësuesve politik e institucional të Shtetit në këtë akademi përkujtimore ka marr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe të tjerë, raporton portali Veriu.info.

Pikërisht Studimen dhe vendet tjera si kjo në Kosovë, kryeministri Haradinaj i ka quajtur çmimi më i madh dhe më i shtrenjtë që shqiptarët e Kosovës për lirinë dhe Shtetin e Kosovës. Haradinaj u ka thënë familjarëve të se sakrifica e më të dashurve të tyre është gurthemeli i Shtetit dhe të ardhmes së Kosovës.

‘Të nderuara familje Gërxhaliu, Gerguri, Rashica dhe ju familje të tjera që humbët më të dashurit tuaj në këtë akt barbarë, të jeni krenar që sot keni nipa e mbesa që kujdesen që varret e gjyshërve të tyre të jenë të pastra e të dinjitetshme për një ditë kujtimi si kjo. Ta dini që armiqtë tanë janë të mposhtur e të poshtëruar ndërsa fitorja është e popullit të Kosovës, ka thënë kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri.

Në emër të familjarëve të të rënëve ka folur Latif Gërxhaliu, i cili nga institucionet e shtetit, ka kërkuar që të bëjnë më shumë që kryesit e krimeve të dalin para drejtësisë. /Veriu.info/

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE