Vushtrria prezanton edhe përforcimin e rradhës, gati për Superligë

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Vushtrria vazhdon të jetë aktive në tregun e transferimeve.

Klubi nga qyteti më i vjetër në Kosovë, para pak çastesh ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë, Nertil Hoxha, shkruan GazetaBlic.

Hoxha, është rritur në Partizan të Tiranës, derisa së fundi ka mbrojtur ngjyrat e Elbasanit.

Mbetet të shihet sesi do të jetë aventura e tij e parë në Kosovë.

Transferimin e tij, e ka konfirmuar ekipi nga “Ferki Aliu” përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

SHPËRNDAJE