VV dyfishon rezultatin në këtë bastion të LDK-së, del e para

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar një rritje të madhe krahasuar me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014.

Në Fushë Kosovë, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor në 91,33 % të votave të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje del  partia e parë në zgjedhjet e mbajtura dje.

Vetëvendosje në Fushë Kosovë ka marrë 34,71 % të votave, derisa në vitin 2014 kishte marrë vetëm 17,15% të votave duke u renditur si partia e tretë.

 

SHPËRNDAJE