“VV e vetmja fuqi që sjellë ndryshime në sundimin e Ligjit, LDK le të merret me Arsim”

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth ndryshimeve të mundshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë me ardhjen e Qeverisë së re.

Gashi ka thënë se Albin Kurti do të jetë Kryeministër i Kosovës pasi këtë e ka vendosur populli, ndërsa theksoi që insistimi i LDK-së për të kërkuar poste që nuk i takojnë, do të sjellë të keqe për popullin shqiptar.

”Atë e ka vendosur populli i Kosovës në momentin që e ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk negociohet. Insistimi i LDK-së që të merr poste që s’janë fer dhe nuk i takojnë, është në të keqe të krejt popullit të Kosovës – posaçërisht shqiptarëve”.

”Çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës, nuk është një çështje urgjente, që LDK të merret me atë çështje.

Por nëse ata e duan të mirën e këtij populli duhej jo të lëshojnë pe por të pranojnë ato pozita që ju takojnë.

Vetëvendosje është deklaruar tash e sa kohë që e keqja e Kosovës ndalet me ndryshim nga Ministria e Punëve të Brendshme”.

SHPËRNDAJE