VV emëron “drejtorin e Shpendit” në krye të degës në Prishtinë

Arben Vitia drejtori aktual i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka është zgjedhur koordinator i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Kjo me vendim nga mbledhja e fundit e kryesisë së VV.

Në njoftimin e VV-së, thuhet se Vitia ka marrë besimin e kryesisë me vota unanime.

“Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje  në mbledhjen e saj të fundit, ka zgjedhur për Koordinator të Qendrës së Prishtinës, anëtarin e kryesisë, drejtorin aktual të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, z. Arben Vitia.

Në këtë fazë tranzitore drejt zgjedhjeve të brendshme, me votë unanime, z. Vitia ka marrë besimin e Kryesisë për kryesimin e Qendrës më të madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.” thuhet në njoftimin e VV-së

VV shpreson në ndihmën e aktivistëve për ti ndihmuar Lëvizjes në këtë kohë.

“Puna prej aktivisti të Lëvizjes, e gjithashtu puna që prej shumë vitesh në institucione e bën  z. Vitia person kompetent dhe të duhur për këtë përgjegjësi të re me të cilën e ka ngarkuar Kryesia.

Koordinatori i ri i Qendrës së Prishtinës do të fillojë punën këtë javë duke ftuar strukturat e Qendrës së Prishtinës dhe duke afruar të gjithë ata që janë treguar të gatshëm që të ndihmojnë këto ditë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i uron suksese z. Vitia në detyrën e re.” përfundon njoftimi i kësaj Lëvizje/GazetaBlic/

SHPËRNDAJE