VV fushatën nacionale do ta fillojë nga Mitrovica

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur me anë të një shkrimi në Facebook se do të fillojë zyrtarisht fushatën zgjedhore nga qyteti i Mitrovicës.

“Fushata zgjedhore e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të nisë në Mitrovicën emblematike. Do të nisë prej qytetit që do të bëhet motori i zhvillimit ekonomik”, shkruhet në këtë postim.

“Ftojini të gjithë të marrin pjesë në tubimin e hapjes së fushatës zgjedhore, të mërkurën më 25 shtator, në orën 16:00, në Sallën e Sporteve “Minatori”, në Mitrovicë”

Fushata zgjedhore fillon zyrtarisht këtë të mërkurë dhe zgjatë deri me datën 4 tetor. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE