VV-ja rritet fuqishëm në Pejë, LDK-ja ka rënie të besimit e votave

Subjekti politik i Albin Kurtit përpos fitores që ka korrur në nivel nacional, në zgjedhjet e 6 tetorit ka arritur të shënonte ngritjen më të madhe në histroinë e vet që nga themelimi edhe në Komunën e Pejës.

Referuar nga rezultatet zyrtare të KQZ-së në nivel të partive politike, vetëm në raport me vitin 2017, ky subjekt, në Pejë, ka arritur të shënonte ngritje enorme në rreth 200%.

Nga viti 2017, kur Lëvizja Vetëvendosje kishte mbledhur si subjekt 3 mijë e 582 vota, duke u renditur si partia e katërt në Komunën e Pejës, në zgjedhjet e 6 tetorit kjo lëvizje në Pejë ka marrë hiç më pak se 9 mijë e 465 sosh.

Subjekti që ka shënuar rënie në Pejë, referuar rezultatit krahasimor, është PDK-ja, e cila tashti renditet e katërta, shumë prapa me vota nga numri tre, Lëvizja Vetëvendosje.

PDK-ja në Komunën e Pejës, në raport me zgjedhjet komunale 2017, të cilave gjithnjë i referohemi në këtë shkrim, më 6 tetor ka humbur rreth 1 mijë vota.

Edhe pse e ruan vendin e parë në renditje, LDK-ja e cila e qeverisë Pejëns, krahasuar me të njëjtat statistika ka shënuar rënie, duke humbur 2 mjë e 200 vota.

Nga 16 mijë e 385 vota sa kishte ky subjekt, më 2017 në Pejë, me 6 tetor tuboi 14 mijë e 180.

Ngritje të lehtë në Pejë, del se ka shënuar AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Referuar nga këto rezultate dhe statistika del se më 6 tetor në Pejë, ngritje kanë shënuar dy partitë opozitare në këtë komunë, AAK-ja dhe Vetëvendosje, ndërsa rënie kanë pësuar dy partitë që bashkëqeverisin në pushtetin lokal LDK dhe PDK.

SHPËRNDAJE