VV-së i bashkohet një anëtare e re

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar se subjektit të tij i është bashkuar një anëtare e re.

Bëhet fjalë për Albana Morina-Xharra.

Kurti ka shkruar, se Albana i ka përfunduar në Universitetin POLIS në Tiranë në drejtimin disenj parametrik, në fushën e arkitekturës.

Postimi i plotë:

Albana Morina Xharrës i uruam mirëseardhje në Lëvizje bashkë me kryetarin e Qendrës së Prishtinës dhe ish ministrin e shëndetësisë, Arben Vitia. Studimet e nivelit master Albana i ka përfunduar në Universitetin POLIS në Tiranë në drejtimin disenj parametrik, në fushën e arkitekturës. Ajo tani është drejtoreshë dhe arkitekte në Carto Pinto, një lokal në Prishtinë. Më parë ka punuar në ProCredit si analiste për menaxhim të dokumenteve dhe menaxhere për marrëdhënie me klientë. Albana pos gjuhës shqipe, flet edhe gjermanisht, anglisht e serbisht. Bashkë me Albanën e shumë gra të tjera profesioniste, VETËVENDOSJE! po rritet e forcohet, drejt fitores masive me 14 shkurt dhe qeverisjes së mirë më pastaj.