VV zbulon se çfarë po fshehet nën lajmin për viza

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar të kundërshtojë pjesëmarrjen e Presidentit Hashim Thaçi në procesin e dialogut me Serbinë. Ky subjekt politik madje ka thënë se ekipi i sotëm është i pamandatuar dhe nuk mund të negociojë për Kosovën.

“Sot një delegacion me krerët më të lartë shtetërorë, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, pra me personat më kontraversë në vend, kanë shkuar në Bruksel për të nisur fazën përmbyllëse të negociatave politike me Serbinë, si dhe për ta tregtuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Përzierja e këtyre dy temave është në vetvete kriminale, si dhe momenti i zgjedhur për lëshimet që ia bëjnë Serbisë e Vuçiqit duke i fshehur ato nën lajmin rreth liberalizimit të vizave. Sikur nuk mjaftoi dorëzimi i 8200 hektarëve, tash duhet Kosova të bëjë edhe lëshime të tjera prej sovranitetit të saj”, thotë VV në një reagim dërguar mediave.

VV thotë se qeveritarët ndoshta po përgatisin fishekzjarrë për ta festuar liberalizimin, por “vajtja e tyre në dialog me Vuçiqin nuk është as konsensuale, as legjitime e as ligjore”.

……………………………………………………………………………………………………………..
Avokatja shqiptare me skenat më seksi e zhveshur mbi tavolinë

……………………………………………………………………………………………………………..

“Opozita e ka kundërshtuar shumë këtë mënyrë të dialogimit dhe negocimit, dhe sot ajo është shumica e popullit. Parlamenti nuk e ka mandatuar këtë ekip, e sidomos Hashim Thaçin për të negociuar. Ndaj, ky proces nuk do të njihet. Në Bruksel po bëjnë pazar pa hanxhinë, kanë fluturuar atje pa shkuar fillimisht në Kuvend. Këta e kanë kundër, jo vetëm Vetëvendosjen, por gjithë opozitën dhe shumicën dërrmuese të popullsisë së Kosovës për t’i shmangur planet e kamotshme katastrofale të Serbisë për Kosovën”, përfundon reagimi i VV-së.

SHPËRNDAJE