Washington Post: Clinton ka mashtruar për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të SHBA’së

Ditëve të fundit janë bërë të njohura detajet në lidhje me aktivitetet e avokatit të Hillary Clinton, Marc Elias, i cili i ka shfrytëzuar fondet e fushatës se zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 për të marrë të ashtuquajturën “dosjet ruse”.

“Washington Post” citoi një zëdhënës të Komitetit Kombëtar Demokratik (DNC) ku thoshte se ai “mbajti informacionin rreth projektit të dosjes ruse, ndërsa këshilloi fushatën mbi strategjinë e tij”.

Më parë, “Washington Post” deklaroi se ishte Clinton dhe DNC që financuan dosjen që përmban pretendimet rreth lidhjeve të Presidentit të SHBA’së Donald Trump me Rusinë dhe ndërhyrjen e Moskës në fushatë, transmeton Periskopi.

Po ashtu sipas kësaj gazette amerikane, donatorët e rinj ishin fushata “Clinton” dhe “DNC”, që u miratua nga Elias dhe firma e tij ligjore “Perkins Coie”. Burimet anonime të gazetës thanë se të dy organizatat ndanë koston, por nuk do të siguronin një shumë specifike dollarësh.

Dosja “Rusi” në 35 faqe pretendon se Rusia ka “kultivuar, mbështetur dhe ndihmuar” Donald Trumpin për të paktën pesë vjet, me qëllim të “nxitjes së ndarjes” me Perëndimin./Periskopi/

SHPËRNDAJE