Werder Bremen gjen një mënyrë interesante për ta motivuar Milot Rashicën

Werder Bremen nuk di për fitore në Bundesligë në 5 ndeshjet e fundit në të cilat ka barazuar me të njejtin rezultat, 1-1.

Por në shumicën e këtyre ndeshjeve kishte munguar Milot Rashica për shkak të lëndimit.

24 vjeçari luajti mirë javën e kaluar kundër Bayernit të Mynihut dhe tashmë është kthyer në formacionin startues te trajneri Florian Kohfeldt, shkruan IndeksOnline.

Sonte, Werder luan kundër Wolsfburgut në kërkim që të ndalë serinë negative.

Faqja zyrtare e klubit në Twitter, ka postuar një fotografi të Milot Rashicës duke kujtuar fitoren e fundit në Volkswagen Arena, ku Milot Rashica kishte shënuar 2 gola për të ndihmuar ekipin të fitonte ndeshjen.