Xavi kërkon nga Barça t’i harrojë Manen dhe Aubameyangin, e do vetëm Neymarin

As Mane, as Aubameyang, por Neymar.

Ish futbollisti legjendar i Barcelonës, Xavi Hernandez, i cili aktualisht është trajner i skuadrës nga Katari Al Grharrafa, u ka dhënë disa këshilla drejtuesve të klubit “blaugrana” para afatit kalimtar të verës.

Ai ka kërkuar nga Barcelona që t’i harrojnë Pierre Emenick Aubameyangun dhe Sadio Manen.

Xavi e do patjetër rikthimin e Neymarit në “Camp Nou”.

“Mane dhe Aubameyang janë dy sulmues të jashtëzakonshëm, që kanë aftësi “të të vrasin” kur kanë hapësira, por nuk janë të përshtatshëm për lojën e Barcelonës”, u shpreh ai.

“Mënyra e lojës me qarkullim të dendur të topit dhe kontroll të tij për një kohë të gjatë, kërkon futbollistë që dinë të luajnë në zona të ngushta, cilësi që Mane dhe Aubameyang nuk i kanë”.

“Do të doja që të rikthenin Neymar, një njeri që e njeh mjaft mirë ambientin, spektakolar në lojën me top dhe mbi të gjitha me një sens mjaft pozitiv. Jam i bindur që rikthimi i tij do të ishte një sukses për Barcelonën”, tha spanjolli.

Xavi ishte afër stolit të Barcelonës kur u shkarkuar Ernesto Valverde, por atëherë, në janar, kishte thënë se nuk është gati.

Tani, nëse Barca e do, Xavi ka thënë se ndihet gati për t’u ulur në stol dhe për të përballur presionin që din të të japin vetëm klubet e mëdha.

SHPËRNDAJE