Xhabir Zharku hyri në grevë urie, reagon familja, kërkesë urgjente për institucionet

Ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka hyrë në grevë urie në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Kjo për siç u tha kushtet e këqija, shkruan gazeta inFokus.

Tash është edhe dita e tretë prej që Zharku ka hyrë në grevë urie, derisa tash kanë reaguar edhe familja e tij.

Këta i kanë kërkuar urgjentisht institucioneve që të marrin masat adekuate, pasi thonë që po rrezikohet shëndeti i Xhabir Zharkut.

Kjo edhe duke e ditur, që ai vuan edhe nga disa sëmundje, shkruan gazeta inFokus.

Reagimi i plotë

“Ne si familjarë të z. Xhabiri Zharku, jemi shumë të shqetsuar për shëndetin e bashkëshortit, babit ton, pasi ai është detyruar të futet në grevë urie si rezultat kushtëve tejet të kqija në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, Xhabiri vuan nga problemet sheqerin si dhe ka ankesa për dhembje të gjymtyrëve trupi si rezulatat i vuajtjeve nga lufta.

Ne si familjarë kërkojm nga institucionet shtetrore marrjën e masave adekuate konform ligjëve në fuqi për ruajtjën jetës dhe shëndetit të familiarit ton, ose në të kundertën përgjegjësia do të mbetet në personat dhe institucionet kompentente.

Vlen të përmendet fakti se ky keqtrajtim që po i bohet Xhebirit është vazhdimsi e mbajtës padrejtësisht në paraburgim. Kjo përndjekeje është duke u bërë nga struktura të sigurisë që janë të ndikuara në menyrë të drejtëperdrejt nga shërbimet sekrete Ruso Serbe.

Duke besuar fort se do të ketë veprime të institucioneve në këtë ju përshndesim dhe ju dëshirojm suksese.

Valbona Zharku

Mërgim Zharku”, thuhet në reagimin e familjes.

SHPËRNDAJE