Xhafer Tahiri e Halil Kastrati nënshkruajnë marrëveshje për ndërtimin e 10 shtëpive në Vushtrri

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” në bashkëpunim me komunën e Vushtrrisë, do të ndërtojnë 10 shtëpi për familjet skamnore në vitin 2019, transmeton Veriu.info.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili ka falënderuar Halil Kastratin për bashkëpunim.

Kryetari Xhafer Tahiri dhe hoxha Halil Kastrati kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për këtë projekt bamirës.

Ja postimi i plotë i Xhafer Tahirit në Facebook:

Komuna e Vushtrrisë dhe Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë bashkë së paku 10 shtëpi për jetimët e nevojtarët në Vushtrri në vitin 2019.

Faleminderit Halil Kastrati për bashkëpunimin e për shërbimin tuaj në ndihmë popullit tonë, jetimave dhe familjeve në nevojë. Faleminderit bamirësa!

SHPËRNDAJE