Xhaka: Zhegrova është një maskara

Ishte një fundjavë fantastike për majtakun e Kosovës, Edon Zhegrovën, pasi me skuadrën e Baselit dje, dhuroi një paraqitjet të shkëlqyer.

Me paraqitjen fantastike ndaj Young Boys, Zhegrova dhuroi një asistim në golin e parë për skuadrën e Baselit dhe shënoi golin e tretë në atë takim.

Ndërkaq, Taulant Xhaka njëherësh edhe kapiten i ekipit zviceran, e dërgon që qiellin e shtatë, fantazistin e Kosovës, ku thotë se ‘Zhegrova është një maskara driblues’.

VIDEO

“Ai është i ri, dhe duhet folur me të. Është një maskara, i praptë, driblues. Është një ‘shoëman’, por ne kemi nevojë për të. Sot ishte efikas dhe jemi shumë të lumtur për këtë”, deklaroi Xhaka.

Kujtojmë se Zhegrova është i huazuar në Basel nga Genku deri në verën e ardhshme. E ardhmja e tij mbetet e paqartë. Drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbinden, ka deklaruar se është herët të flitet për këtë.

SHPËRNDAJE