Xhavit Haliti flet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, ja çka thotë

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur për Gazeta Blic, rreth paralajmërimeve të opozitës për rrëzimin e qeverisë.

Ai ka theksuar së në lojërat politike mund të ndodhë gjithçka, dhe nuk e përjashton as mundësinë që vendi të ketë përsëri zgjedhje të reja parlamentare.

“Në lojërat politike gjithçka është e mundur, nuk mund të thuhet që është e pamundur, pra është aftësi e qeverisë që të punoj fortë, të punojë për interesat e vendit dhe të gjej formula bindëse që të vazhdojë punën, tjerat çështje të rrëzimit ose jo të qeverisë janë punë votash e grupacionesh”, ka potencuar Haliti

Megjithatë, Haliti konsideron se nëse opozita i kanë 61 vota ata kanë mundësi ta rrezojnë qeverinë, njëjte sikur që ka ndodhur edhe në legjislaturat tjera.

“ Nëse ata i kanë 61 vota edhe kanë mundësi të rrëzohet qeveria, sepse edhe herën e kaluar dy legjislatura radhazi janë rrëzuar, por pas këtyre rrëzimeve ka pasur një veprim që e ka sjellë Kosovën ne një kolaps ekonomik dhe politik”, ka thënë ai.

Paralajmërime që të rrëzohet qeveria Haradinaj ka pasur shumë nga ana e opozitës, më të zëshëm ishin deputetja e LDK-së Vjosa Osmani e cila ka deklaruar se në pranverën e vitit 2018 vendi do të ketë zgjedhjet të reja, e kjo sipas saj do të ndodhë për shkak se qeveria aktuale nuk mund të marrë vendime të mëdha.

Po ashtu edhe kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, ka thënë se qeveria Haradinaj do të rrëzohet shumë shpejt.

Kujtojmë që legjislatura e kaluar në krye me Isa Mustafën është rrëzuar nga një mocion i mosbesimit i nisur nga opozita.

SHPËRNDAJE