E çuditshme: Xhavit Haliti kritikon taksën ndaj Serbisë, thotë se duhet hequr 100%-shi

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës prej 100% për produktet serbe, u prit me reagime të ndryshme.

“Serbia mund ta padis Kosovën në Arbitrazh”, ka thënë nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Hailti.

Taksa mbrojtëse 100% për Serbinë dhe BH është vendim irracional dhe duhet korrigjuar.

Kështu u shpreh nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Hailti në emisionin Argument Plus.

Ai konsideron se Qeveria duhet të gjejë një rrugë të mesme për të mos u futë në konflikt me BE-në si pasojë e kësaj takes, ndërsa thekson se Serbia në bazë të marrëveshjes CEFTA ka të drejtë të padisë Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit.

SHPËRNDAJE