Xherdan Shaqiri debuton në fitoren e Liverpoolit ndaj PSG-s

Ka përfunduar ndeshja në mes të Liverpoolit dhe PSG-s.

Të kuqtë ia kanë fituar tri pikë të arta në ‘Anfield’ ndaj parisienëve, pasi ndeshja ka përfunduar me rezultat 3 me 2.

Liverpooli kaloi fillimisht në epërsi me anë të Sturrdige në minutën e 30, ndërsa epërsinë e dyfishuan me golin e Milner në minutën e 36’, që realizoi nga pika e bardhë.

PSG sulmoi më shumë, duke arritur që ta ngushtonte epërsinë me atë të Meunier në minutën e 40.

Pjesa e dytë ishte më shumë e francezëve, që barazuan rezultatin me anë të Mbappes në minutën e 83’.

Por, Roberto Firmino ishte shpëtimtari i skuadrës angleze, që shënoi gol në minutën e 90’+2.

Xherdan Shaqiri debutoi me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve në këtë fitore të mundimshme ndaj PSG-s, 3 me 2./ORAinfo/

SHPËRNDAJE