Xhudo: Dardan Cena i artë, Anes Veseli i bronztë në turneun ndërkombëtar ‘Alpe Adria’

Sot (e shtunë) kanë garuar 4 garues në grupmoshen U18 në turneun ndërkombëtar ‘Alpe Adria’ në Lignano të Italisë, transmeton Gazeta Metro.

Atje u ndeshen: Dardan Cena (-60kg), Loris Sharapolli (-66kg), Ermal Salihaj (-73kg) dhe Anes Veseli (-81kg). Të gjithë kundërshtarët e tyre ishin nga klubet Italiane.

Dardan Cena (-60kg) fitoi 7 ndeshje dhe u stolis me medalje të artë. Në ndeshjen e parë Dardani mposhti me Wazaari dhe Ippon garuesin Andrea Binda, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari garuesin Roberto Giorgio Spasaro. Në ndeshjen e tretë mposhti me Ippon garuesin Matteo Frontaurea.

Dardani në ndeshjen e katërt mposhti me Ippon garuesin Alberto Saponaro. Cena në çerekfinale mposhti me Ippon garuesin Alessandro Di Stefano. Në gjysëmfinale mposhti me Ippon garuesin Manuel Misoaga. Dardani në finale mposhti me Ippon garuesin Giuseppe Santoro, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.

Anes Veseli (-81kg) fitoi 5 ndeshje e humbi 1 dhe u stolis me medalje të bronztë. Anesi në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin Leonardo Cacciatore, në ndeshjen e dytë mposhti me Wazaari garuesin Antonio Mattia Scanu.

Veseli në ndeshjen e tretë humbi me Wazaari nga garuesi Francesco Fidone dhe u kualifikua të ndeshej në repasazh. Anesi në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon garuesin Lorenzo Buldorini, në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon Vittorio Musseto Balbo dhe në ndeshjen e tretë mposhti me 3 denime për Ippon garuesin Andrea Raffaeli.

Loris Sharapolli (-66kg) fitoi 2 ndeshje dhe humbi 2. Lorisi në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin Andrea Taffarel, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga garuesi Ciro de Luca dhe u kualifikua të ndeshej në repasazh.

Në ndeshjen e parë të repasazhit mposhti me Ippon garuesin Giulio Manenti, në ndeshjen e dytë humbi me Ippon nga garuesi Nicolo Caromani.

Ermal Salihaj (-73kg) fitoi 2 ndeshje dhe humbi 1. Në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesin Sebastiano Gimmillaro, në ndeshjen e dytë mposhti me Ippon garuesin Mirco Franco Zanco. Në ndeshjen e tretë humbi me Ippon nga Kledis Luanaj dhe nuk ju dha mundësia të vazhdoi tutje.

Nesër ndeshen grupmosha e Juniorëve U21, Arbër Nikqi (-66kg) Selim Berisha (-73kg), Arbër Kullashi (-81kg), Rios Kuka (-90kg) dhe Shpati Zekaj (-100kg).

SHPËRNDAJE