Xhudoja vazhdon me suksese, edhe një kosovare afër medaljes së rëndësishme

Sporti i xhudos kosovare po vazhdon të arrijë suksese ndërkombëtare.

Flaka Loxha është shumë afër medaljes në Kampionatin Evropian për Juniorë

Flaka Loxha është vetëm një fitore larg medaljes së bronztë evropiane të xhudos, në Kampionatin Evropian për Juniorë, që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

Xhudistja jonë në kategorinë -57 kilogramë, shënoi tri fitore, ndërsa të bronztën po e kërkon përmes repesazhit, pas fitores ndaj holandezes Pleuni Cornelisse (Holandë).

Në çerekfinale u mposht nga kampionia e botës për kadete, Seija Ballhaus.

SHPËRNDAJE