Ylli kosovar Dua Lipa e ‘djeg’ Suedinë

Gazeta britanike Daily Mail e ka vlerësuar artisten nga Kosova, Dua Lipa, si artisten e momentit që ka një prezencë të madhe në skenë.

 

Dua Lipa u tregua edhe një herë përse e meriton këtë vlerësim, në një koncert në Suedi ku pati paraqitje energjike të martën mbrëma.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

22 vjeçarja, që këndon hitin New Rules ishte veshur shumë bukur në një ngjyrë të ndezur duke dhuruar performancë elektrike para një publiku që adhuroi muzikën e saj, transmeton Gazeta Metro.