Zafir Berisha: Vjosa Osmani nuk po e luan rolin të cilin i’a garanton Kushtetuta

Zëvëndësministri i Punëve të Brendshme njëherësh Koordinator Nacioal pë Siguri Kibernetike ka hedhur kritika në drejtim të Vjosa Osmanit.

Berisha ka thënë se Osmani nuk po luan rolin që ia garanton Kushtetuta, pra rolin unifikues.

“Vjosa Osmani nuk po e luan rolin të cilin ia garanton Kushtetuta. Presidenti duhet të ketë rol unifikues, por ajo po e acaron situatën mes forcave politike”

Berisha ka thënë se Osmani duhet të thërrasë subjektet politike për me vendos në lidhje me çështjen e Presidentit.

“Kemi një ish-president të arrestuar me dosje të fabrikuara nga Serbia, gjendje të rëndë ekonomike, Osmani duhet me thirr subjektet politike për me vendos me zgjedh presidentin e ri. Ajo nuk është ashtu siç shitet i ka mësu 22 fjalë sikur vjershë edhe do i qet ma përpara edhe do ma përmas” deklaroi Berisha në T7.