Zaimina Vasjari fut në sherr Robert Berishën dhe Ronela Hajatin

Robert Berisha është bërë kryefjalë në mediat rozë këtë periudhë.

Mbrëmë në emisionin “Shiko kush Luan” drejtuar nga Luana Vjollca ishin të ftuar bashkë me Robertin edhe Ronela Hajati, Zaimina Vasjari dhe Genc Salihu.

Pjesë e këtij emisioni është dhe rubrika “Ndaje ose haje”, ku mysafirët i bëjnë pyetje njëri-tjetrit, ku në rast se ata nuk përgjigjen janë të detyruar të hanë apo pinë ushqime të caktuara.

E në mesin e shumë pyetjeve ishte dhe ajo se cila ishte pagesa më e lartë që Roberti kishte marrë, e ai nuk hezitoi aspak t’i përgjigjej kësaj pyetje.

Robert Berisha tregoi se më e vogla ishte 300 euro dhe më e larta 3000 euro, ndërsa Ronela vazhdoi duke thënë se Zaimina merrte 5 mijë euro dhe se kur ka këndruar kjo Roberti nuk kishte filluar.

E ai iu përgjigj kësaj të fundit se kishte bërë muzikë qysh nga viti 1994, e duke e përmbyllur me “Vazhdojmë o këngëtare playback-u”, ndërsa Ronela i tha se ai i vie anash sa i përket kësaj pjese./GazetaBlic

SHPËRNDAJE