Zajmina pozon nga vila luksoze, vetëm në bikini

Ndonëse prej vitesh i ka munguar muzikës, Zajmina vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale, në media, emisione e intervista.

Gjatë kësaj kohe në karantinë, Zaimina ka postuar shpesh foto nga ambientet brenda shtëpisë ndërsa tani me ardhjen e temperaturave të ngrohta, ajo po shfrytëzon diellin për të marrë rreze në oborr.

Biznesmenia ka postuar së fundmi një foto ku shfaqet në super formë me bikini leopardi teksa në duar mban një pjatë me pasta.

“Do dikush pasta?”, pyet Zaimina ndërsa komentet e komplimentat kanë qenë të shumta.

SHPËRNDAJE