Zastava 101-sh, historia e veturës legjendare nga Jugosllavia

Që nga viti 2008, disa vetura të tipit Zastava Skala janë prodhuar me dizajne të ndryshme, por megjithatë version i parë mbetet legjendar në tërë territorin e ish Jugosllavisë.

Zastava Skala, ose sic njiheshin edhe me emrin 101-sh, janë vetura të cilat janë edhe sot legjendë: pak të kushtueshme dhe një veturë që ka përcjellur gjenerata të ndryshme.

Prodhimi i tyre ka nisur në tetor të vitit 1971 ndërsa deri në vitin 2008 gjithcka shkonte mbarë për prodhuesin serb Zastava Automobili.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë)

Mbi 1 milionë vetura janë shitur deri në vitin 2008 të kësaj marke veturash. Zastava 101 është e njohur me emrin Stojadin ndërsa në Slloveni me emrin Stoenka – të dy versionet që asocojnë me numrin 101 në gjuhë të ndryshme. Në vitin 1981 u shpall vetura e dekadës në Jugosllavi ndërsa dy vite më herët rreth 100 mijë vetura të tilla u shitën në Poloni. Në Angli, vetura e tipit të tillë u bë e famshme në fillim të viteve 80-të.

Asokohe një veturë e tillë kushtonte 2400 dollarë, për gjysmë më pak se një Ford Escort.

Në vitin 2007, sipas llogaritjeve doli se Zastava 101 ishte vetura e dytë në botë më e mundshme për tu blerë, dhe më e leverdisshmja. Edhe në Kosovë një numër i madh i qytetarëve pati blerë veturë të tillë, në kohën kur Kosova ishte pjesë e Jugosllavisë. / KultPlus.com

SHPËRNDAJE