Zbardhen fakte të panjohura për Mourinhon

Jose Moiurinho ka së paku 15 vjet që kur ka shpërthyer në skenën evropiane si trajner dhe që kur ëhstë në fokus të medieve, por ka ende fakte dhe gjëra interesante për të që nuk janë bërë publike. Insporti ju sjell disa prej tyre.

  1. Bir e babë i portierëve

Babai i Jose Mourinhos ka qenë portier në Portugali. Siç dihet Mourinho nuk ka pasur karrierë të ndritshme si lojtar, kurse djali i tij, i cili po ashtu quhet Jose Mourinho Jr, ka tentuar që të bëhet portier. Juniori kishte ushtruar në akademitë e Interit dhe Fulhamit, por pa shumë sukses dhe duket se nuk mund ta “fitojë bukën” nga futbolli.

  1. Është trajner dhe jo përkthyes

Duke punuar për shumë vite si asistent, e më pas si trajner në vende të ndryshme të botës, Mourinho tashmë rrjedhshëm flet përveç gjuhës portugeze edhe atë spanjolle, italiane, angleze dhe franceze dhe gjuhën e Katallonisë.

Sidoqoftë, Mournho reagon shumë keq kur dikush i thotë se është “përkthyes”. Nuk dihet nëse ka konsideratë të lartë për përkthyesit profesionalë, apo thjesht ndjehet jo komod kur dikush ia kujton ditët kur në fakt ishte më shumë përkthyes sesa asistent i Boby Robsonit në Barcelona, në fillim të karrierës së tij.

  1. Refuzimi i parë – ndaj shefit të parë

Pasi punoi si asistent i Bobby robtonit në periudhën 1992 – 1997, kur robton mori përsipër ekipin e Newcastle, i ofroi Morinhos që të shkonte në Agli dhe të vazhdonte të ishte ndihmës i tij. Mourihnoi e refuzoi ofertën, duke bërë kështu njërin nga hapat më të mëdhenj në karrierën e tij – pavarësimin nga Robson dhe nisjen e një rrugë të veçantë që e solli në majë të futbollit evropian.

  1. Doctor Honoris Causa

Një prej universiteteve më prestigjioze në Evropën jugore, Universitetit Teknik i Lisbonës, e ka nderuar Jose Murinhon me një doktoratë nderi në vitin 2009, duke njohur kështu kontributin tij të madhe për futbollin portugez. Për njeriun që para se të bëhej trajner ka punuar arsimtar i Edukatës Fiizke, kjo ka qenë një mirënjohje e veçantë.

  1. Yll i letërsisë

Libri biografik për Jose Mourinhon ka qenë best seller në Portugali dhe që nga libri i vitit 2004, Mourinho ka qenë më pas subjekti edhe i librave të tjerë, qoftë si personazh kryesor, qoftë si trajner, duke fituar miliona nga përqindja e shitjes së këtyre librave, përveç parave masive të fituara si trajner i suksesshëm.

SHPËRNDAJE