Zbulohen bisedat: Policia arreston 5 persona që shitnin diploma të shkollës së mesme

Pesë persona në Prizren janë arrestuar, si të dyshuar për shit-blerje të diplomave dhe çertifikatave të ndryshmë.

Dy persona po bënin Pazar diplomën e shkollës së mesme, e kjo është vetëm një nga dëshmitë e mbledhura për 5 muaj nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Pas një hetimi të gjerë, u arrestuan 5 persona për shit-blerje të diplomave të shkollës së mesme dhe përfundimin e kurseve të ndryshme.

Dhe tre të tjerë janë arrestuar në shtëpitë dhe lokacionet e tyre.

Në bashkëpunim me prokurorin, është zbuluar se bëhej fjalë për një grup personash jozyrtarë, që falsifikonin diploma e çertifikata.

SHPËRNDAJE