Zbulohen sekretet e Antonie Griezmann, Manchester United pjesë e së ardhmes së tij

Autobiografia e Griezmann zbulon të gjitha sekretet, me të cilat sulmuesi francez ka kaluar në botën e futbollit.Edhe një herë, ai nuk e përjashton mundësinë e veshjes së fanellës së Manchester United:“Nuk kam asgjë kundër Anglisë, përveç motit, – thotë ai me shaka. – Manchester United është një mundësi.

Edhe pse e dua shumë Paul Pogba, kjo nuk do të ndikojë në vendimin tim. E ardhmja? Unë nuk e di nëse do ta vesh ndonjëherë fanellën e Manchester United, thotë në një tjetër kapitull, i cili flet për të gjithë lojtarët e mëdhenj, të cilët kanë veshur fanellën me numrin 7 në klubin anglez, me kalimin e viteve.“Unë e kam përdorur gjithmonë këtë numër, sepse David Beckham ishte modeli i rolit absolut”.

Sulmuesi francez e hapi këtë verë mundësinë e bashkimit me klubin anglez.Më tej, Griezmann tregon skuadrën që refuzoi: “Kisha një propozim nga trajneri i Barcelonës në atë kohë, Pep Guardiola, në vitin 2011.Zgjodha Atlético Madrid para Tottenhamit në vitin 2014 dhe hodha poshtë ofertën e PSG-së në vitin 2015”.

Sulmuesi francez bën me dije se ishte një hap larg nga Arsenali: “Skauti i Arsenalit, Gilles Grimandi, më tha verën e vitit 2013 se Wenger ishte i interesuar, kështu që duhet të lija mënjanë të gjitha ofertat e tjera. Prita e prita, mbeta në pritje, por nuk kishte asnjë lajm. Së fundi, disa orë para se të mbyllej merkatoja, Grimandi më tha se Arsenali nuk do të bëjë ndonjë lëvizje”.Po cili është vendi ku ai dëshiron ta përfundojë karrierën? Francezi përgjigjet: “Do të doja ta përfundoja në ekskluzivitetin e propozuar nga Beckham për MLS në Miami”.

SHPËRNDAJE