Zbulohet arsyeja e vizitës së Grenell në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi, pasi takoi Grenellin, tha se i beson administratës Trump për të arritur marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

“Falënderoj ambasadorin Grenell që erdhi në Prishtinë. Për Kosovën dhe popullin tonë është ditë e madhe. Faleminderit për marrëveshjen e re të arritur. Është marrëveshje historike.

Falënderime personale për presidentin Trump. Besoj se nën udhëheqjen e presidentit Trump, do të mund të arrijmë shumë më shumë paqe, stabilitet, dhe marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, do të kontribunte shumë për paqen e Ballkanin Perëndimor. Roli juaj është krucial. Atë që të tjerët s’kanë arritur ta bëjnë, e ka bërë SHBA-ja”, tha ai.

Duke folur për nominim e kandidatit të LVV-së për kryeministër, Thaçi tha se tash u mbetet partive të punojnë për arritjen e marrëveshjes.

“Unë kam nominuar kandidatin për kryeministër. Tash i mbetet partive të punojnë dhe atij të gjejë partner për të krijuar shumicën q të votohet në Kuvend.

Grenelli është i ngarkuari special për normalizimin e raporteve me Serbinë, nuk është për çështje lokale e të brendshme politike këtu, siç nuk është asnjë prej ambasadorëve që të bëjnë presion në çështjet e brendshme lokale.

Ne do të diskutojmë për dialogun dhe çështjet jetike të Kosovës. Është jashtë agjendave lokale e elektorale kjo vizitë. Nën lidershipin e presidentit Trump, do t’ia arrijmë”, tha Thaçi.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE