‘Zbulohet’ arsyeja pse Thaçi shkoi në veri: ‘Ai u frikësua të qëndrojë në Prishtinë’

Ideatori i protestës së sotme, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një lidhje direkte në T7 e ka komentuar vizitën e Hashim Thaçit në Ujman. Kurti tha se Thaçi u frikësua të qëndrojë në Prishtinë dhe shkuarja e tij në Ujman është inskenim.

Ndryshe, protesta e thirrur nga VV “një popull si nënshtrohet një njeriu” ka përfunduar pa ndonjë incident.

Albin Kurti e ka krahasuar pushtetin aktual me atë të Serbisë. Ka thënë se uzuptartori është zëvendësuar me një uzurpator të ri që ka kapur Shtetin. Ka thënë se ndodhen në shesh sepse ‘ata nuk duhet të jenë në pushtet”. Kurti ka thënë se Thaçin po e mbanë në pushtet një Qeveri e pakicës. Në fund të protestës, Kurti ka paralajmëruar edhe protesta të tjera kundër Thaçit. /Gazeta Express

SHPËRNDAJE