Zbulohet arsyeja pse u ndërtuan piramidat në Egjipt

Një entuziast i piramidave të Egjiptit ka dhënë një teori shumë kontroverse për arsyen e ndërtimit të monumenteve ikonike, shkruan Express UK.

Se si u ndërtuan piramidat në Egjiptin e Lashtë është pyetje që ka ngjallur shumë interes tek shkencëtarët përgjatë shekujve. Gjithsesi një teoricienit amerikan ka zbuluar një teori shumë interesante që mund të hedhë dritë mbi arsyen se pse egjiptianët ishin motivuar të ndërtonin një nga projektet më ambicioze në historinë e njerëzimit. Në dokumentarin ”Egypt: Quest for the Lord of the Nile”, prezantuesi Richard Bangs thotë se “një nga arsyet mund të jenë krokodilët!”

Gjatë përmbytjeve vjetore, lumi Nil do delte në gjithë luginën e Egjiptit duke sjellë tokë pjellore dhe shumë krokodila.

Sipas raporteve historike, Nili shkaktoi përmbytje çdo vit në mes muajve qershor dhe shtator.

Bora e shkrirë dhe shiu i rrëmbyeshëm në malet e Etiopisë kanë sjellë ujë të vrullshëm, dukë shkaktuar që Nili të dalë nga shtrati në Egjipt, dhe të shkojë deri tek shkretëtira e thatë.

Dokumentari shpjegon se shumë egjiptianë kanë menduar që ardhja e krokodilëve të lidhet me rilindjen e tokës.

Bangs sugjeron që piramidat ishin ndërtuar si një vend për të mbajtur objektet e çmueshme me shpresën që ato do mund të i merrin në jetën e ardhshme.

“U dha atyre besim se në të vërtetë mund të jetë një jetë e përtejme. Ata do të ndërtonin këto monumente dhe do të mbushnin pastaj me objekte të çmuara dhe sende të përditshme me shpresë se ata mund t’i mbanin ato pranë tyre në jetën e përtejme” thotë Bangs.

Egjiptianët kishin respekt dhe frikë nga fuqia e krokodilit, pasi ata ishin një rrezik i vërtetë për ta.

Nili, që është i mbushur me krokodilë, është pjesë e rëndësishme e historisë antike.

Krokodili ishte simbol i fuqisë së faraonit. Krokodilët e mumifikuar ishin vendosur brenda piramidave në varre, për të mbrojtur të vdekurit dhe që të sillnin fuqi dhe fertilitet në jetën e përtejme. /Express/

SHPËRNDAJE