Zbulohet çmimi marramendës i fustanit të Marinës, ja vajzat e Hollywood-it që e kanë veshur

Marina Vjollca u shfaq në “Klanifornia”, e veshur me të kuqe, një ngjyrë që i shkonte shumë dhe ishte përshtat për “Shën Valentinin”. Moderatorja mori të gjithë vëmendjen me pamjen dhe në rrjete sociale u komplimentua shumë.

Mirëpo ky fustan ka një çmim marramendës dhe është i dizenjuar nga “Dolce & Gabbana”.

“Iconstyle.al” ka zbuluar nga një kërkim online se fustani i Marinës vlen minimumi 4 mijë dollarë.

Madje këtë fustan e kanë veshur edhe yje botërorë si Katy Perry apo Emilia Clarke.

SHPËRNDAJE