Zbulohet data dhe vendi ku do të luhet Superkupa e Italisë

Superkupa e Italisë mes Juventusit dhe Lazios do të zhvillohet më 22 dhjetor në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Takimi do të nisë në orën 19:45 dhe do të luhet në King Saud University Stadium.

Arabia Saudite ishte nikoqire e Superkupës së Italisë edhe sezonin e kaluar, kur Juventusi e mundo 1:0 Milanin në Jedah në fillim të vitit.

Gazeta dello Sport raporton se nuk do të ketë barriera gjinore në stadium për herë të parë.

Pra, gratë dhe vajzat do të lejohen të futën në stadium dhe gratë e huaja nuk do të detyrohen ta veshin rrobën e quajtur “abaya” (veshje e jashtme). /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE